Malishevë: Zhduken paratë e participimit të banorëve (VIDEO)

Aktuale March 20, 2017 - 20:28

Rruga nga Shkoza në Dragobil u asfaltua në vitin 2009. Për shtrimin e saj prej katër kilometrave atë vit kishin dhënë para edhe banorët e fshatit Shkozë.

Por 40 mijë eurot e mbledhura nga ta nuk ishin përdorur për projektin në fjalë pasi që atë në tërësi e kishte financuar Qeveria nga Prishtina, njofton Klan Kosova.

Mjetet e pashfrytëzuara nuk iu kthyen asnjëherë komunitetit, e madje ata nuk dinë se ku përfunduan ato. Këta pas realizimit të projektit kishin kërkuar përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës se çka ishte bërë me parat e tyre.