'Rusia qëllimisht po synon ta destabilizojë Ballkanin'

Aktuale March 20, 2017 - 20:16

Kryetari i komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, David Makalister ka thënë se Rusia po rrit ndikimin në Ballkan në mënyrë të qëllimshme.

Sipas tij kjo po bëhet që të mos lejojë hyrjen e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net

“Rusia me qëllim po synon ta destabilizojë Serbinë. Ky është një shqetësim i madh”, ka thënë Makalister për Die Welt.

Ai ka shtuar se është shteti i Serbisë që e konsideron Rusinë si një nga aletatët kryesorë të saj.

Gazeta gjermane ka vënë në dukje se edhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini ka ndjerë një atmosferë miqësore ndaj Rusisë.

Gjatë një vizite në Beograd ajo u prit me brohoritma “Serbia-Rusia”, nuk kanë nevojë për Bashkimin Evropian.

Die Welt shkruan se përveç në Rusi, ndikimin në Ballkan janë duke e rritur edhe Turqia, Kina, Arabia Saudite dhe Katari.

“Ballkani është totalisht i paqëndrueshëm që mund të shkatkojë një shpërtim për shkak të disa veprime të papërgjegjshme që mund të vijnë nga një konflikt i cili nuk do të zgjidhej lehtë”, ka thënë Makalister.

Image