Moisiu: Kosova nuk bënë të marr vendime pa koordinim me SHBA-të e BE-në (Video)

Aktuale March 20, 2017 - 20:14

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu tha se institucionet e Kosovës nuk mund të lëshohen në aventura dhe të marrin vendime për themelimin e ushtrisë pa koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Moisiu thotë se ka hapësirë që Ushtria e ardhshme e Kosovës të bëhet edhe pa ndryshime kushtetuese.

“Mendimet dhe veprimet janë të drejta por duhet një alternim më i mirë. Është humbur kohë shumë sepse që kur është kritikuar FSK-ja, pas pese vjetëve jepej e drejta shtetit të Kosovës që ta ripunonte ligjin për FSK-në. Por edhe me atë ligj ka pasur shtigje që mund të ishin shfrytëzuar për të fuqizuar FSK-në pa shkelur as Kushtetutën dhe as ligjin në të cilin ajo bazohet. Megjithatë, unë them se kërkesa dhe problemi është i drejtë. Kosova duhet të ketë ushtri sepse është shtet i pavarur”, tha Moisu për RTV21.