OSBE dhe ambasadori amerikan, u dalin në mbrojtje gazetarëve të kërcënuar

Aktuale March 20, 2017 - 17:42

OSBE ka reaguar në mbrojtje të gazetarëve kosovarë të cilët po ngacmohen dhe kërcënohen nga njerëz, politikanë e madje edhe parti politike.

Në një postim të tyre në “Twitter”, kanë shkruar se liria e shprehjes është gurthemeli i demokracisë, transmeton “Zeri.info”.

“Liria e shprehjes, pluralizmi i këndvështrimeve, janë gurthemeli demokracisë. Debate me argumente para kërcënimeve dhe ngacmimeve. #Siguripërgazetarët”, shkruan OSBE, përcjell “Zeri.info”.

Me një reagim të ngjashëm më herët ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Ai ka thënë se kërcënimet ndaj gazetarëve asnjëherë nuk duhet të tolerohen.

“Gazetaria e lirë është fundamentale për një shtet demokratik”, ka shkruar Delwaie./Zeri/

Image

Image