Thaçi nesër debaton me serbët për ushtrinë e Kosovës

Aktuale March 15, 2017 - 20:55

Presidenti Hashim Thaçi, nesër do të debatojë me përfaqësuesit e mediave serbe dhe me shoqërinë civile të komunitetit serb për ushtrinë e Kosovës.

Një debat të tillë, dje Thaçi e kishte bërë edhe me pjesëtarë të disa organizatave të shoqërisë civile në Prishtinë.

Debatin me serbët, Thaçi do ta zhvillojë nesër, duke nisur nga ora 11:00, në Media Center në Çagllavicë.