Arrestohet i dyshuari për plagosjen e Vllasit

Aktuale March 13, 2017 - 14:58

Policia e Kosovës ka arrestuar personin që ka plagosur sot avokatin e njohur, Azem Vllasi. Kështu kanë thënë burime të Zëri.info.

Ashtu siç Zëri.info ka marrë vesh, i arrestuari është M.J., është i afërt i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari, komandant "Kumanova".

Ndërkohë, Policia e Kosovës tashmë do të mbajë konferencë për media, me ç’rast pritet të japë detaje të reja./Zëri