Koci: Sulmi ndaj Vllasit, akt kriminal i rëndë

Aktuale March 13, 2017 - 09:43

Avokati Arianit Koci, ka reaguar pak pas plagosjes së Azem Vllasit, me ç’rast e ka cilësuar këtë akt si criminal dhe të rëndë, raporton Zëri.info.

“Sulmi me armē zjarri në avokatin Azem Vllasi, është akt kriminal i rëndë”, ka deklaruar ai.

Sipas Kocit, çdokush që e ka kryer këtë vepër, meriton të dënohet më së rëndi.

“Kushdo që e ka kryer sulmin, për çfarëdo motivi, meriton denimin më të rēndë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, avokati Azem Vllasi, u plagos me armë zjarri sot rreth orës 8:00 në krahëror./Zëri