Vlora Çitaku takohet me Ivanka Trump-in

Aktuale March 08, 2017 - 19:25

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se është takuar me vajzën e presidentit të SHBA-së, Ivanka Trump.

“Ishte kënaqësi të flas me Ivanka Trumpin sot në drekën e organizuar në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Jam impresionuar se sa shumë ‘vajza e parë’ di për Kosovën”, ka shkruar Çitaku. /ZERI/