Islami: A duhet të sakrifikohet Ramush Haradinaj për 8200 hektarë të kontestuar me Malin e Zi?

Aktuale March 02, 2017 - 10:29

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami, e ka komentuar menjëherë vendimin e Gjykatës francezë për vazhdimin e “arrestit” edhe për një muaj për Ramush Haradinaj, liderin e AAK-së.

Islami, shkruan se, ky është një gjykim politik dhe se kj os’ka të bëj fare me aktakuzat e Serbisë, por ka të bëjë me Demarkacionin.

Profesor Islami, bënë pyetje se, a duhet të sakrifikohet Ramush Haradinaj për 8200 hektarë të kontestuar me Malin e Zi?

Ja statusi i plot:

Vazhdimi i paraburgimit të ish kryeministrit të Kosovës edhe për një muaj, u pa hapur se është kryekëput gjykim politik, dhe se kjo s’ka të boi fare me aktakuzat e Serbisë. Sipas të gjitha gjasave po del të jetë e lidhur me demarkacionin. A duhet të sakrifikohet Gjeneral Ramush Haradinaj për 8200 hektar të kontestuar me Malin e Zi, të shohim se a do të thyhet moralisht apo do te qëndroi siç i ka hije një Gjenerali të shohim në ditët në vijim #meramushinderinefund#