Lekaj: Mbajtja e Haradinajt në Francë lidhet direkt me Demarkacionin

Aktuale March 02, 2017 - 10:13

Paralajmërimin e djeshëm të kryeministrit Isa Mustafa se shumë shpejt do të riprocedohet në Kuvend Marrëveshja për Demarkacionin, AAK-ja e lidh me shtyrjen e vendimit të gjykatës franceze për lirimin e liderit të saj, Ramush Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se shtyrja e vendimit është "peng politik" i Haradinajt.

“Vetë riprocedimi i demarkacionit në Kuvend ka një domethënie në mbajtjen e Haradinajt”, ka thënë Lekaj.

“Ne e konsiderojmë si peng politik dhe kjo ka të bëjë me Demarkacionin dhe Asociacionin. Prandaj edhe kjo shtyrje nuk ka më kuptim përveçqë po e mban peng politik Haradinajn”, ka thënë Lekaj për Insajderi.

Ai ka thënë se prezenca e Haradinajt në Kosovë i pengon Qeverisë në realizimin e marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën.

Lekaj u ka bërë ftesë të gjithë deputetëve që të mos e ratifikojnë Demarkacionin me Malin e Zi.

“Nga sot ju bëj ftesë të gjithë deputetëve, pa dallime, që të mos e ratifikojnë Demarkacionin”, ka shtuar Lekaj.