Pacolli: Vendimi i gjykatës franceze nuk është i drejtë!

Aktuale March 02, 2017 - 10:03

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar pas shtyrjes së vendimit për Ramush Haradinajn.

Ai këtë vendim të Gjykatës në Colmar, e ka cilësuar si të panevojshëm dhe të padrejtë, raporton Zëri.info.

Vendimi i gjykatës franceze nuk është i drejtë! Një vonesë e panevojshme. Liri për Ramushin!”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, gjykata sot vendosi që vendimi për Haradinajn të shtyehet deri me 6 prill./Zeri