AAK: Shtyrja e vendimit për Haradinajn, abuzim me drejtësinë

Aktuale March 02, 2017 - 09:59
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar për shtyrjen e vendimit të liderit të tyre, Ramush Haradinaj.

Përmes një komunikate, AAK e ka cilësuar vendim të palogjikshëm dhe krejtësisht të pakuptueshëm.

Ky është reagimi i plotë:

Shtyrja edhe për një muaj e mbajtjes së Ramush Haradinajt në Francë, është abuzim me drejtësinë. Vendimi është i palogjikshëm, dhe krejtësisht i pakuptueshëm. Është e habitshmë se si autoritetet gjyqësore të Francës, janë vënë në shërbim të ish bashkëpunëtorëve të  Millosheviqit, të cilët përmes Haradinajt po e provokojnë rëndë stabilitetin dhe paqen në Kosovë.

AAK, dyshon se shtyrja e vendimit për lirimin e Haradinajt, është përpjekje e drejtpërdrejtë për menjanimin politik të tij.

Ne jemi të bindur se Haradinaj do të lirohet, sepse të ashtuquajturat dëshmi të Serbisë kundër tij, janë trillime dhe shpifje ordinere, por autoritetet franceze duhet ta kuptojnë se drejtësia e vonuar është padrejtësi, dhe ato po e vonojnë drejtësinë në rastin Haradinaj./Lajmi.net/