Ymeri: Ivanoviq nuk u akuzua për terrorizëm, aktivistët e Vetëvendosjes po

Aktuale February 28, 2017 - 15:34

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se arsyeja pse aktivistëve të kësaj partie po i vazhdohet arresti shtëpiak është mosratifkimi i marrëveshjes për demarkacion.

“Arsyeja, pra, është politike. Që i bie se arresti shtëpiak është politik.E që e shpërfaqë po ashtu se i tërë procesi është politik. Për arsye politike. Politikisht i arsyetuar. Politikisht i montuar”, ka shkruar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova,.

“Para një jave Oliver Ivanoviqit po ashtu iu caktua masa e arrestit shtëpiak. Ai, ndryshe nga aktivistët, është i dënuar me vendim të gjykatës së shkallës së parë për organizimin dhe pjesëmarrjen në vrasjen e 11 shqiptarëve dhe dëbimin masiv të 11 mijë e 364 shqiptarëve nga pjesa veriore e Mitrovicës në vitin 2000. Ai nuk u gjykua asnjëherë për terrorizëm.
Ndërkohë që aktivistët që morrën pjesë në protestat publike kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion, po”, ka vazhduar tutje ai.