Nesër lansohet fushata për parandalimin e migrimit të parregullt

Aktuale February 28, 2017 - 15:27

Ministria e Punëve të Brendshme nesër do të lansojë fushatën vetëdijësuese për parandalimin e migrimit të parregullt.

Në këtë konferencë do të flasin, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,  Nataliya Apostolova,   Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit,  Lutfi Haziri.

Lansimi i fushatës vetëdijësuese do të mbahet nesër më 1 mars 2017, duke filluar në ora 10:00, transmeton Klan Kosova.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa implementohet nga Holanda si partner kryesor dhe Austria e Suedia si partner mbështetës në partneritet me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, respektivisht me Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim.