Gjykatësja e EULEX e lë në arrest shtëpiak Naser Kelmendin

Aktuale February 28, 2017 - 14:44

Naser Kelmendit, i akuzuar se ishte udhëheqës i grupit kriminal dhe vrasje të rënda, Gjykata e EULEX’it ka marrë sot vendim që nga paraburgimi ta lë në arrest shtëpiak

Lajmin për vendimin e arrestit shtëpiak e ka konfirmuar për Gazetën Express avokati i tij, Besnik Berisha.

Berisha ka thënë se vendimi është marrë sot nga trupi gjykues për lirim nga paraburgimi dhe ka thënë se lirimi është i menjëhershëm që nga sot.

“Vendimi do të jetë i aplikueshëm deri në datën kur ka qenë e caktuar masa e paraburgimit”, ka thënë Berisha.

Vendimi u mor nga kolegji prej tre gjyqtarëve dhe kryetarja Ana Adamska Gallant, me kërkesën e avokatëve.

Berisha gjithashtu ka thënë se gjykimi i Kelmendit është ende në zhvillim e sipër.

Naser Kelmendi u arrestua në maj të vitit 2013 në bazë të një flatarresti nga Interpoli.

Zyra e Prokurorisë Speciale në Kosovë ka ngritur aktakuzë në korrik të vitit 2014 kundër Kelmendit për krim të organizuar, vrasje të rëndë, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të drogave dhe substancave narkotike të rrezikshme psikotropike.

Gjykimi për Naser Kelmendi ka filluar në janar të vitit 2015. /GazetaExpress/