Koci i kundërpërgjigjet Nikoliqit: E kemi mbrojtur pragun e shtëpisë, do ta bëjmë gjithmonë

Aktuale February 27, 2017 - 22:13
Avokati Arianit Koci ka thënë se presidenti serb Tomislav Nikoliq pa të drejt po akuzon Ramush Haradinajn.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk është e vërtet se Haradinaj po kërcënon Serbinë në sytë e botës, siç ka thënë Nikoliq.

Lexoni postimin e plotë:

Me dhunë verbale dhe me kërcënim direkt, Tomislav Nikoliç po akuzon se “z. Haradinaj po na kërcënon në sytë e botës”.

Kjo nuk është e vërtetë.

Haradinaj, dhe asnjë kosovar, kurrë nuk e kanë kërcënuar Serbinë.

E kemi mbrojtur pragun e shtëpisë, dhe këtë do ta bëjmë gjithmonë.

Si popull trim, bujar dhe dinjitoz, gjithmonë i kemi kultivuar marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.