Ibishi: Deklaratat e zv/ministrit Mustafa dëmtojnë Kosovën në anëtarsim në Interpool

Aktuale February 27, 2017 - 21:29

 

Njohës të sigurisë i sygjerojne zv.ministrit Nehat Mustafa se nëse ka fakte te drejtohet organit të akuzës, përkitazi me deklaratat e tija ku thotë se në Kosovë ka shumë policë të korruptuar. Madje zv,ministri shkon edhe më larg duke  thënë  se brenda Policisë së Kosovës ka edhe shumë çështje të tjera që duhet të diskutohen, siç janë frekuentimi i kazinove nga pjesëtarët të këtij institucioni si dhe ruajtja e diskotekave të vendit nga disa policë, e në këto vende siç ka thënë Mustafa dyshohet se ka edhe përdorim të substancave narkotike.

I kontaktuar nga RTV Dukagjini , zv.Ministri Mustafa nuk ka qene i gatshëm t’i komentoj tutje deklaratat e tija për policinë i vendit, duke thënë se qëndrimet e tij do t’i mbrojë vetëm në debat me zyrtaret e larët policorë , por që kjo e fundit këtë temë e ka mbyllurë më një reagim ku thuhet se  “Tendenca për të paraqitur PK-në, në mënyrë hipotetike dhe me gjasa të probabilitetit si institucion i korruptuar nuk kuptohet ndryshe veç se përbuzje, njollosje, dhe etiketim i vlerave që përfaqësojnë mijëra burra dhe gra, të cilët  sakrifikojnë ditë dhe natë për sigurinë e qytetarëve të Kosovës” thuhet në reagimin e PK-së .

E deklarata e zv.Ministrit Mustafa do ta dëmtojnë rënd Kosovën në procesin e anëtarësimit në Interpol, vlerëson anëtari I komisionit për siguri dhe punë të brendshme Nuredin Ibishi .

 Ndërsa  Burim Ramadani ekspert i çështjeve të sigurisë , thotë se deklaratat e zv.ministrit Mustafa i ka parë me shqetësim.

 Policia e Kosovës sipas sondazheve  vazhdon të jetë  tash e sa kohë institucioni më i besueshëm në vend.