Çitaku: Fakti që Serbia nuk e ka njohur Kosovën, nuk na bën më pak shtet

Aktuale February 27, 2017 - 17:04

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në fjalimin e saj ka thënë se fakti që Serbia nuk e njeh Kosovën, kjo nuk e bën Kosovën më pak shtet. Madje sipas saj, Kosova është në rrugën e saj të pandalshme drejt anëtarësimit në BE. /Zeri/

Lexoni një pjesë nga fjalimi i saj:

Kosova është e lirë dhe e pavarur i njohur nga pjesa dërmuese e popujve të lirë të botës. Madje, shteti i Bangladeshit e ka njohur Kosovën. Kosva është anëtarë e mbi 50 organizatave regjionale dhe ndërkombëtare dhe është në rrugë të qartë për tu bërë anëtare e BE-së dhe shpresojmë së shpejti e OKB-së.

Legjitimiteti i pavarësisë tonë është i vulosur nga vendimi i gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë. Ajo ka vendosur që ne nuk kemi shkelur asnjë ligj ndërkombëtarë me shpalljen e pavarësisë. Fakti se Serbia nuk na pranon si shtet, ne nuk na bënë më pak shtet.