Viets: Rruga drejt integrimit, implementimi i MSA-së (Video)

Aktuale February 27, 2017 - 12:01

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, ka thënë se implementimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, çon Kosovën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, raporton “Zëri.info”.

Në një tryeze diskutimi te organizuar nga Grupi për studime juridike dhe politike, Viets tha se procesi i integrimit ka mbetur paksa anash për shkak te zhvillimeve të tjera, megjithëkëtë ajo u shpreh optimiste se qeveria do te punojë në këtë drejtim.

"Unë vetëm dëshiroj të shpreh dëshirën time që qeveria të jetë e përkushtuar sepse rruga drejt integrimit në BE është implementimi i MSA-së", theksoi ajo. /Zëri/.

Image