'NATO rri në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme'

Aktuale February 22, 2017 - 11:16

NATO do të mbajë trupat e saj në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme ka thënë një komandant i NATO-s për Europë, Curtis Scaparrotti gjatë një takimi zyrtarë me ambasadorët perëndimorë në vizitën e së martës në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Rreth 4,500 trupa të NATO-s nga 31 vende janë vendosur në Kosovë që nga qershori i vitit 1999 pas fushatës ajrore 78-të ditëshe për të ndaluar goditjet e përgjakshme serbe kundër shqiptarëve.

Kështu thuhet në një artikull të publikuar në Startribune, që i është kushtuar gjendjes dhe sigurisë në Kosovë.