Serbia kërkon nga Këshilli i Sigurimit të deklarohet kundër Ushtrisë së Kosovës

Aktuale February 21, 2017 - 14:46

Krijimi i ushtrisë së Kosovës do të ishte një hap drejt themelimit të destabilitetit rajonal dhe si përgjigje Serbia pret reagime të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thotë ambasadori serb në Moskë.

Siç është raportuar nga gazeta ruse “Izvestia”, ambasadori Slavko Terziq tha, se është e nevojshme për të gjetur përgjigje për pyetjen “për të, pse është e nevojshme të destabilizohet rajoni?”

“Ajo që ka një sens gjeopolitik të qartë ai është procesi i krijimit të një “Shqipërie të Madhe? Mendoj që është përgjigje tepër e nevojshme dhe emergjente që duhet të jep Këshilli i Sigurimit të OKB-së”, tha Terziq.

Diplomati serb, theksoi se ekzistenca bëhet e dukshme dhe e një standardi të dyfishtë kur është fjala për qasjen e Perëndimit ndaj Kosovës.

“Është turp që në shohim standarde të dyfishta. Nga njëra anë kemi luftën kundër islamizmit radikal në Lindjen e Mesme, nga ana tjetër, i njëjti islamizëm radikal bëhet në Kosovës. A nuk është shkatërrimi i kishave dhe monumenteve serbe në Kosovës e njëjta gjë si në shkatërrimin e Palmirës?”, pyeti Terziq. /Lajmi.net/