Të rinjtë e AAK-së protestë kundër Qeverisë para pjesëmarrësve të Samitit

Aktuale February 21, 2017 - 14:40

Të rinjtë e AAK-së kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para vendit ku është mbajtur samiti i Komisioneve për punë të jashtme të shteteve të Evropës.

Me pankarta në duar ku shprehej mbështetja për liderin e tyre Ramush Haradinaj që po mbahet në Francë, të rinjtë e AAK-së kanë thënë se ky aksion ka për qëllim që të sensibilizohet faktori ndërkombëtar që Kosova nuk është në rrugën e duhur.

Në këtë samit kanë marrë pjesë përfaqësues të Parlamenteve të shteteve të Evropës.