Fajon: Liberalizimi, në duart e Kosovës

Aktuale February 21, 2017 - 14:21

Eurodeputetja Tanja Fajon, ka ripërsëritur edhe njëherë se liberalizimi është në duart e vetë Kosovës, gjegjësisht deputetëve të kuvendit, raporton "Zeri.info".

Ajo pas takimit që pati me përfaqësuesit e komisionit për integrim Evropian, theksoi se liberalizimi nuk është në duart e saja, porse sipas saj, Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit, në mënyrë që të ketë liberalizim të vizave.

“Kishim shkëmbime të dobishme të pikëpamjeve me parlamentarët e komisionit për integrime evropiane, ku kryesisht është diskutuar për statusin në parlament në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave, kompleksitetin dhe pikëpamjet e ndryshme të shprehura nga parlamentarët, dhe ne do të shohim se cili do të jetë hapi tjetër, pasi kjo nuk varet nga unë, është në duart e kuvendit të Kosovës”, deklaroi Fajon pas mbledhjes, raporton "Zeri.info".

Ndërkaq, kryetarja e këtij komisioni, Njomza Emini, tha se angazhimi për liberalizimin e vizave për qytetarët është një ndër çështjet më të rëndësishme, dhe lidhur me këtë ajo kërkoi përkrahjen e raportueses për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Fajon. /Zëri