Lekaj: Anëtarët e Komisionit për Matjen e Territorit argatë të Qeverisë

Aktuale February 21, 2017 - 13:48

Pas gjetjeve të Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës, ku sipas këtij Komisioni, Kosova nuk humb territor dhe se Çakorri nuk i takon Kosovës, ka reaguar Pal Lekaj, raporton “Zeri.info”.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka thënë se të gjithë e dinë se anëtarët e këtij Komisioni kanë qenë argatë të Isa Mustafës dhe se sipas tij, në këtë mënyrë, ata janë kontraktuar për një punë të pistë dhe prandaj e kanë prodhuar një rezultat të pistë, përcjell “Zeri.info”

Postimi i plotë i Lekajt:

Komisioni marionetë e Isa Mustafes,

Komisioni per matjen e territorit, prej fillimit ka qene nje marionete e Isa Mustafes, qe per detyre ka pasur legjitimimin e planeve te tij, per sakatosjen e territorit te Kosoves.

Ata kane qene argatë të Isa Mustafës dhe e kanë kryer argatllekun e tyre.

Krejt Kosova e din kete fakt.

Kete e dijne edhe anetaret e ketij komisioni, e di edhe Isa Mustafa dhe e dini edhe ju mediat.

Ata jane kontraktuar per nje pune te pistë dhe prandaj e kane prodhuar nje rezultat te pistë.

Kisha dashte te them krejt kjo qofte ne ndergjegjen e tyre, por ata njerez nuk kane as ndergjegje!