'Kosova ka përkrahjen e Gjermanisë në procesin e integrimit'

Aktuale February 21, 2017 - 13:33

Ministrja për Integrim Evropian, Mimoza Ahmetaj prit sot në takim ambasadoren e e  Gjermanisë, Angelika Viets, me të cilën biseduan për agjendën evropiane të Kosovës dhe, mundësitë për të shtyrë përpara proceset kyçe.

Më në detaje u diskutua për bashkëpunimin që kemi pasur si nëpërmjet projektit “GiZ” Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian të Kosovës ashtu edhe projektet tjera ku në fokus kanë qenë zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Liberalizimi i Vizave, ku për të dytën ambasadorja Viets ritheksoi qëndrimin e Gjermanisë për të mbështetur Kosovën që të realizoj këtë qëllim.

Poashtu u diskutua edhe rëndësia e komunikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe përfshirja e opinionit publik për të kuptuar në detaje se çfar nënkupton MSA për ta dhe si do të kontribuon përmirësimit të mirëqënjes së tyre.

Ahmetaj foli për rëndësinë e krijimit të kushteve për investitorët potencial që mund të vijnë nga Gjermania në Kosovë për të zhvilluar bizneset e tyre, dhe njëkohësisht të kontribuojnë në krijimin e vendeve të reja të punës për qytetarët e Kosovës.

Nga ana e saj, ambasadorja Viets foli për momentumin e ri të krijuar në mesin e investitorëve gjerman pasiqë Kosova ka nënshkruar MSA-në me BE-në.

Ministria e Integrimit potencoi se Kosova e çmon shumë përkrahjen e Gjermanisë dhe konsideron se Gjermania është ndër miqtë kryesorë të Kosovës në arenën ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova.