Ekstremizmi shqetësim i gjithë Ballkanit Perëndimor

Aktuale February 21, 2017 - 13:22

Në ditën e dytë të samitit të komisioneve parlamentare për punë të jashtme u diskutua për luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon.

Gjatë kësaj tryeze ambasador të misioneve në vend, kryetarë të komisioneve parlamentare ndërkombëtare e e deputetë të të kuvendit diskutuan për pjesëmarrjen e kosovarëve në luftërat e jashtme dhe parandalimin e tyre në përfshirjen e këtyre konflikte.

Gjatë takimit u theksua fakti ekstremizmi është një problem jo vetëm i Kosovës por edhe i gjithë rrafshit ndërkombëtar, raporton "Zeri.info".

Kryetari i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se sfida më e madhe e Ballkanit mbetet terrorizmi.

“Ballkani po vazhdon të përballet me kriza të ndryshme dhe pavarësisht se dallojnë sfidat nëpër këto shtete përmbajtja e sfidës globale është e njëjtë. Poashtu është i njëjtë edhe qëllimi i tyre, ekstremizmi i dhunshëm, radikalizmi dhe terrorizmi janë ndër sfidat më të mëdha me të cilat përballet Ballkani perëndimor  në këtë periudhë”, ka thënë Haradinaj.

Siç ka cekur ai, 316 kosovar kanë qenë të përfshirë në luftërat e huaja në 5 vitet e fundit.

“Prej një popullate prej 2 milionë banorë që është Kosova sot e që është një shumicë dërrmuese myslimane në total pjesëmarrës të qytetarëve të Kosovës kanë qenë 316 prej vitit 2012 e sot po flasim për pjesëmarrës në luftërat e huaja”, ka thënë Haradinaj. /ZËRI/

 

Image