Thaçi në APA: Fletarrestet e Serbisë janë ilegale

Aktuale February 21, 2017 - 12:43

Agjencia e Lajmeve e Asturisë (APA) ka cituar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se fletarrestimet e Serbisë për shtetasit e Kosovës janë të gjitha ilegale dhe duhet sa më shpejt të anulohen.

APA shkruan se këtë kërkesë Presidenti Thaçi e ka bërë gjatë një takimi që ka pasur me sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, Jürgen Stock në konferencën e Sigurisë në Munih. Thaçi ka thënë se këto fletarreste janë të motivuara politikisht. APA raporton se reagimet të Prishtinës vijnë pas ndalimit që iu është bërë ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt nga një gjykatë franceze, bazuar në një fletarres të Serbisë. Sipas APA, Thaçi ka shfrytëzuar këtë takim për të lobuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Sipas kësaj agjencie Serbia gjatë gjithë këtyre viteve është ,munduar të pengojë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.zëri.info