Bahtiri: S’jam i kënaqur me Ligjin për Trepçën

Aktuale February 20, 2017 - 11:59

Këtë deklaratë ai e bëri Ligji për Trepçën ka kaluar në Parlamentin e Kosovës, por me të nuk është i kënaqur kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, njofton Klan Kosova.

Problemet e tij me ligjin dhe shqetësimet që ai i ka, i ka shpalosur në fjalimin e tij në manifestimin “Java e Minatorëve” që po mbahet me rastin e shënimit të 28 vjetorit të Grevës së Minatorëve të Trepçës.

“Ligji u bë. Por a jemi të kënaqur? Jo, sepse duhet të bëhen ndryshime në këtë ligj”, pohoi Bahtiri.

“Ata burra që e koordinuan jashtëzakonisht grevën e ishin të pathyer, njëjtë sot Qeveria e Kosovës të jetë e pathyer dhe të merr vendime rreth Trepçës”.

“Mos u shtyni kush do ta merr në mbikëqyrje menaxhmentin e Trepçës, por të punojmë që ky gjigant të mos ngecë”, pohoi, pos tjerash, Bahtiri.