28 vjet nga greva e minatorëve

Aktuale February 20, 2017 - 08:37

Para 28 vjetësh minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, duke shënuar kështu zhbërjen e Jugosllavisë.

Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 ishte shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.

Me rastin e këtij përvjetori ndërmarrja Trepça organizon manifestimin tashmë tradicional “Java e Minatorëve” që nis sot.