Hoxhaj tregon se me kë bisedoi gjatë Konferencës së Munihut

Aktuale February 19, 2017 - 21:23

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë të ketë pasur agjendë intensive diplomatike në margjina të Konferencës së Munihut.

Aty ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier me të cilin thotë të ketë diskutuar për progresin e Kosovës dhe angazhimin e kësaj organizate në vend.

“Po ashtu, takova deputetin e Bundestagut gjerman, Roderich Kiesewetter, Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmet Aboulgheit, Gjeneralin Erhard Buhler, Senatorin Chris Murphy, Deputetin e Parlamentit Evropian Elmar Brok, Ministrin për Evropë dhe Amerikë të Qeverisë Britanike, Alan Duncan, dhe me homologët, ministrin e Jashtëm të Lituanisë Linas Linkevicius, Ministrin e Punëve të Jashtme të Latvisë Edgars Rinkevics, Ministrin e Jashtëm të Luksemburgut Jean Asselborn, si dhe kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të shteteve të Gjirit, Abdullatif Bin Rashid Al Z”, ka thënë Hoxhaj.

Image

Image