Basha flet në çadrën e protestuesve, thotë se protesta ka mbështetje ndërkombëtare

Aktuale February 19, 2017 - 15:12

Lideri i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka folur para qytetarëve protestues, të cilët që nga dita e djeshme po qëndrojnë në shesh kundër Qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Ai ka thënë se protesta e opozitës tashmë po merr edhe mbështetje ndërkombëtare.

“Në këtë shesh, që e keni pagëzuar si sheshin e lirisë, demokracisë dhe shpresës së re që lind për çdo shqiptar. Po rritet nga momenti në moment mbësthetja për kërkesën tonë të drejtë, dhe kauzën e ndershme. Zgjedhje me qeveri teknike, e cila garanton zgjedhje të lira”, u shpreh Basha.

“Fitorja do të jetë e qdo shqiptari. Ne nuk jemi mbledhur për kauzën e PD-së apo të Lulzim Bashës, por për kauzën e të ardhmes së Shqipërisë dhe fëmijëve shqiptarë”, shtoi Lulzim Basha.