Protesta e opozitës para kryeministrisë, Basha: Parlamenti jeni ju!

Aktuale February 19, 2017 - 12:29

 

Protesta e opozitës ditën e sotme ka hyrë në ditën e dytë të zhvillimve dhe protestuesit të cilët kanë kaluar natën në çadrën para kryeministrisë janë gati për të nisur protestën deri në plotësimin e kushteve të kërkuara.

Kryedemokrati Lulzim Basha pasi iku në mëngjes nga çadra ku kaloi natën është rikthyer sërish në 10:20 duke iu drejtuar protestuesve se “ky është parlamenti dhe parlamenti jeni ju.”

Mbrëmë Basha ka qëndruar deri rreth orës 4 të mëngjesit në çadër dhe ka kaluar kohën duke luajtur shah. Shumë deputetë kanë qëndruar gjatë natës pranë protestuesve të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit.

Mësohet se deputeti Flamur Noka ka qëndruar gjithë natën në çadër bashkë me deputetin tjetër Gerti Bogdani.

Sot pritet që qytetarë të tjerë t’i bashkohen protestës së PD-së, e cila kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme./albeu.com/