Të gjitha rrugët në Komunën e Rahovecit janë të kalueshme

Aktuale February 19, 2017 - 11:39

Reshjet e borës të cilat kanë filluar gjatë natës dhe mëngjesit të  sotëm, nuk  kanë krijuar probleme në qarkullimi në Komunen e Rahovecit, thuhet në njoftimin e kësaj komune, përcjell "Zeri.info".

Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Sherbimeve Publike në Komunën e Rahovecit thote se kompania e cila eshte kontraktuar per mirmbajtjen e rrugeve ka qene e gatshem per intervenim dhe deri me tani eshte intervenuar në fshatin Zatriq. Ai konfirmon se të gjitha rrugët në Komunën e Rahovecit, jane të kalueshme dhe komunikacioni, po zhvillohet krejt normalisht pa ndonje pengesë