A i ka rregullu punët Vetëvendosje me amerikanë?! (FOTO)

Aktuale February 18, 2017 - 20:31

Visar Ymeri, lider i Lëvizjes Vetëvendosje, është takuar me përfaqësuesit e Komisionit për Partneritet Demokratik të Kongresit të SHBA-ve, në mesin e të cilëve kongresisti Peter Roskam, udhëheqës i delegacionit, dhe kongresisti demokrat David Price në Residencën e ambasadorit amerikan, Greg Delawie.

Bashkë me Ymerin ishte edhe deputetja, Puhie Demaku.

“Me ta diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, e veçanërisht për pengimin e sovranizimit që Kosovës po i bëhet nga Serbia dhe dialogu me të e koncesionet ndaj saj, dhe për cenimin e territorit përmes marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

Ymeri ka shkruar se rruga e vetme përpara për Kosovën është ajo e sovranizimit, barazisë, zhvillimit, mirëqenies. Kjo është një rrugë tjetër, e kundërt me atë që e kemi ndjekur tash e 9 vite. Rruga e Kosovës është në kundërshtim të rrugës së qeverisë”.

Image