Protesta e opozitës në Tiranë, nis grumbullimi i pjesëmarrësve

Aktuale February 18, 2017 - 12:17

 

Protestues dhe anëtarë të Partisë Demokratike nga e gjithë Shqipëria janë nisur drejt Tiranës që herët në mëngjes.

Nga Gjirokastra, Berati, Fieri, Kukësi, Korça dhe Elbasani, i janë përgjigjur thirrjes së kreut të Partisë Demorkatike mijëra qytetarë, të cilët janë nisur drejt kryeqytetit me dhjetëra furgona e autobusa, shkruan Top Channel.

Protesta e opozitës zhvillohet kundër qeverisë, e cila sipas Partisë Demokratike, është pozicionuar kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme. Fillimi i protestës së sotme të opozitës, sipas policisë është programuar të zgjasë deri në orën 16.00, por në kërkesën e saj, Partia Demokratike, nuk e ka vendosur përfundimin e saj. Një ditë më parë Lulzim Basha tha se momentin e përfundimit të saj do e vendosin qytetarët.

Policia njoftoi një ditë më parë se nuk ka informacione për akte dhune gjatë protestës. Sot do të angazhohen rreth 1 mijë efektivë të komisariateve dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Si rrjedhoje e masave të marra në kuadër të protestës, do të këtë bllokime të kufizuara në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në disa akse që lidhen me të.

Image
Image