I ati i Ramush Haradinaj shpreh gëzimin për 17 Shkurtin dhe mërzinë për djalin

Aktuale February 17, 2017 - 21:52

Hilmi Haradinaj - babai i dy djemve të vrarë për lirinë e Kosovës dhe i Ramush Hradinajt, komandant i Zonës Operative të Dukagjinit - është shprehur i lumtur për 17 Shkurtin.

Por nuk ka mundur ta fshehë mërzinë që ia ka shkaktuar mbajtja në Francë e djalit të tij Ramush Haradinaj, pas ndalimit që iu bë atje më 4 janar nga një urdhërarrest që Serbia e kishte lëshuar përmes INTERPOL-it në vitin 2004.

“Jam i lumtun për ditën e Pavarësisë, edhe pse shumë na ka kushtu kjo Pavarësi. Shumë djem e vajza kanë dhanë jetën për këtë ditë. Për ne si familje është ma e zorshme kjo ditë, arsyeja se, ai thuaja se e ka pru këtë ditë, dej te pavarësia, dej te shteti, ai sot gjindet në Francë, me ato aktakuza të Serbisë”, tha Haradinaj në një bisedë të shkurtër për televizionin publik të Kosovës.