Vazhdon festa e pavarësisë, kosovarët e 'kallin' me surle e tupana (Video)

Aktuale February 17, 2017 - 21:25

Ende po vazhdon festa në kryeqytet për 9 vjetorin e shtetësisë.

Sot gjatë gjithë ditës mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova, por jo vetëm, kanë vizituar Prishtinën, Prekazin, por edhe vende të tjera të lavdishme, raporton lajmi.net.

Tingujt e tupanëve janë dëgjuar tërë ditën në sheshet e kryeqytetit, duke bërë kështu që qytetarët të hedhin valle dhe të vallëzojë për të shprehur emocionet e tyre për këtë ditë të veçantë.