Ahmeti: Asnjë autobus nuk është prishur

Aktuale February 17, 2017 - 19:54

Pas lajmit të plasuar në medie se është prishur njëri prej autobusëve të rinj, të cilët sot janë lëshuar në qarkullim, ka reaguar, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahemti.

Ai përmes një postimi në rrjetin e tij zyrtarë, facebook, ka thënë se asnjë autobus nuk është prishur, përcjell "Zeri.info".

Ky është postimi i plotë:

Asnjë autobus nuk është prish sot. I pash disa tituj me gëzim kishin lajmëruar. Edhe po të prishen, janë më garancion. Është kontratë ndërkombëtare kjo.