Në veri të Mitrovicës sot s’ka festë, për ta është një ditë e zakonshme (Video)

Aktuale February 17, 2017 - 18:17

​Punime të vogla në shtrimin e sheshit “Mbreti Petar” u bënë edhe të premten, përderisa mitrovicasit e anës veriore përfunduan obligimet e tyre.

Në këtë pjese të Mitrovicës s’ka shenje që Kosova po feston nëntë vjet pavarësi.

Vetë serbët thonë se s’kanë njohuri për ditën e shtetit të Kosovës përderisa shqiptarët, të cilët kanë mbetur pakicë në këtë pjesë, thonë se janë harruar nga shteti.

Për dallim nga veriu jugu ishte vërshuar nga njerëzit që po festonin.

Ndërsa, duke e pare se ura po mbushej, pasdite policia vendosi ta mbyll atë përveç banorëve nga të dy anët e Ibrit.