Legjendari me urim legjendar

Legjendari me urim legjendar

0

SHPËRNDARJE

17 Shkurt 2017 • 15:38 •

Kryetari legjendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj ka bërë një urim interesant në llogarinë e tij në Facebook për përvjetorin e Pavarësisë.

“Si shoqni, kemi tendenca me u tutë prej gëzimit. Edhe kur keshim shumë, gjith osht dikush që thotë “hajr ishalla” tu u tutë se mos qai gëzim barazohet me diçka t’keqe.Shoqni e dashtun, mos u tutni me festu sot, neser e masneser!”

“Po, Kosova ka shumë probleme. Uroj që edhe n’t’ardhmën, pritshmëritë tona me i kapërcy arritjet se veç qashtu ecët përpara”, ka shkruar mes tjerash ai,

“Kurrë nuk muj me e harru çfarë feste ka qenë 17 shkurti 2008. Për mu, nuk osht datë e auditimit, që me vlerësu çka kemi bo deri tash, sado që reflektimi osht sport i nevojshëm. 17 shkurti osht festë! E për njerëzit që e kanë jetu fundin e shekullit t’kalumë, 17 shkurti duhet me qenë festa ma e madhe ndonjiherë (nejse, përveç martesave për do-do)”.

“Shoqni e dashtun, mos u tutni prej gëzimit! Osht shnetë. Qai gëzim që e kemi pasë para 9 vjetëve e meriton me pasë repriza çdo vit tjetër pa marrë parasysh rrethanat. E meritojmë edhe na si njerëz!Osht shnetë”

“Gëzuar!p.s. sonte kon nuk e shoh qorr t’pitë i thom tradhëtar (ose ia qes nji gotë raki (ose çka po di))”, ka shkruar mes tjerash ai,

 

Komentet

comments powered by Disqus