Hiqet me forcë flamuri turk në Prizren (Video)

Aktuale February 17, 2017 - 15:28

Komuna e Prizrenit sërish ka nxitur reagime në mesin e zyrtarëve me vendosjen e flamujve turq nëpër rrugët e qytetit për nder të pavarësisë së Kosovës.

Njëjtë kishte vepruar edhe me 28 nëntor dhe po ashtu kishte hasur në reagime të ashpra të prizrenasve, shkruan lajmi.net.

Sikur edhe atëherë, edhe mbrëmë disa persona kanë reaguar duke e larguar flamurin turk nga shtyllat elektrike.