Thaçi publikon letrën e dërguar nga Donald Trump (Foto)

Aktuale February 16, 2017 - 12:56

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar letrën e dërguar nga presidenti amerikan Donald Trump, me rastin e përvjetorit të nëntë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, Thaçi ka vlerësuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova kanë marrëdhënie speciale dhe miqësi të përjetshme.

“Sot kam pranuar një letër urimi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për nder të nëntëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ne do t’i ruajmë përjetësisht marrëdhëniet speciale me SHBA-në”, ka shkruar Thaçi.

 

Image