Daçiq vazhdon fushatën kundër Haradinajt: Ai për ne mbetet një kriminel lufte

Aktuale February 12, 2017 - 16:06

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur përsëri për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe e ka komentuar aktivitetin e tij në luftën e fundit në Kosovë.

Daçiq pohoi se Serbia nuk e ka lëshuar fletëarrestin për Haradinaj si politikan, “por si njeri që ka kryer krime lufte dhe ka vrarë civilë”.

“Ai mundet që edhe do të lirohet, por për ne do të mbetet një kriminel lufte”, ka thënë Daçiq, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se Haradinaj me të tilla pretendime është akuzuar edhe nga Tribunali i Hagës, por është shpallur krejtësisht i pafajshëm dhe është liruar nga të gjitha akuzat.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është arrestuar në bazë të një fletë arresti të lëshua nga Serbia.