Koci i përgjigjet Daçiqit: Bota e ka kuptuar kush është xhelati e kush viktima

Aktuale February 11, 2017 - 22:46

Avokati i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili tha se është duke pritur që Haradinaj të ekstradohet në Serbi, raporton Zëri.info.

Koci në reagimin e tij, ka thënë se bota tashmë e ka kuptuar se kush është “xhelati e kush viktima”.

““Ne jemi duke pritur për ekstradimin e Haradinajt. Kjo është edhe një test i ri për Evropën dhe për sistemin e drejtësisë të Francës". - ka deklaruar Ivica Dačić. Evropa e ka kaluar testin, kur ka vendosur ta bombardoj pushtetin gjenocidal të Milosevićit. Bota e ka kuptuar se kush është xhelati, e kush është viktima”, ka deklaruar Koci.

Ai më tej, ka thënë se për fat të keq, ende ka politikanë serbë me mentalitet të ish-udhëheqësit Sllobodan Millosheviq.

“Fatkeqësisht pēr neve, por më shumë për fqinjët tanë - serbet, ende në udhēheqësinë e tyra, ka individ me mentalitet millosheviqian. Ky deklarim është rast konkret i tentim - ndikimit, në gjyqësinë franqeze”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, Ramush Haradinaj u arrestua në Colmar të Francës, me një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004./Zëri