Kadriaj: Shtyrja e vendimit për Haradinajn, e pakuptimë

Aktuale February 11, 2017 - 16:36

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka vlerësuar se shtyrja e vendimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka qenë tërësisht e pakuptimtë.

Ajo në një prononcim për “Zëri.info”, ka thënë se një vendim i tillë nuk ka kurrfarë logjike.

“Vetë ndalja ka qenë e pakuptimtë. Kemi pritur që zoti Haradinaj të lirohet. Vërtet kjo është e pakuptimtë e nuk është logjike të ndalet një personalitet me një urdher-arrest të ngritur nga shteti kriminal, Serbia”, ka deklaruar ajo.

Meegjithëkëtë, Kadriaj më tej, është shprehur e vendosur se i pari i AAK-së do të kthehet përfundimisht në Kosovë, më 2 mars 2017.

“Haradinaj jo një, po dy herë e ka dëshmuar pafajësinë e vet dhe më 2 mars Haradinaj do të  kthehet në Kosovë”, ka theksuar ajo.

Ndryshe, Ramush Haradinaj të enjten pasdite doli sërish para gjykatës, në Francë, meqë Gjykata në Colmar mori vendim që për Haradinajn të vendoset më 2 mars./Zëri