Koci: Haradinaj nuk do të gjykohet nga Specialja

Aktuale February 11, 2017 - 12:46

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci ka kërkuar që mos të bëhen spekulime ndaj klientit të tij,  që e lidhin procesin gjyqësor të Haradinajt me Gjykatën Speciale.

Koci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto sepekulime e dëmtojnë Haradinajn dhe Kosovën.

Postimi i plotë i Kocit:

“Spekulimet për z. Haradinaj dhe të tjerët, se mund të procedohen penalisht në Gjykatën Speciale (Dhomat e Specializuara), e dëmtojnë jo vetëm Ramushin, por edhe Kosovën në përgjithësi. Tribunali i Hagës e ka liruar nga çfarëdo përgjegjësi penale z. Haradinaj, për tërë periudhēn e luftës” (sic.), ka shkruar Koci.