Nitaj: Përveç nëse i bëhet ndonjë komplot, Haradinaj do të lirohet më 2 mars (Video)

Aktuale February 09, 2017 - 23:13

Nëse nuk ka ndonjë komplot nga Serbia apo Kosova, Ramushi do të lirohet, ka thënë Muharrem Nitaj.

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, në lidhje telefonike nga Colmar i Francës, ka thënë se nuk ka asnjë materie të re kundër Ramush Haradinajt.

“Rast juridik kundër zotit Haradinaj nuk ka. Materie të re kundër Haradinajt nuk ka, as materie të patrajtuar nga gjyqësia ndërkombëtare nuk ka” është shprehur Nitaj.

Ai ka shtuar se nëse e gjithë kjo nuk është komplot kundër Ramushit, ai do të lirohet përfundimisht më datë 2 mars.