Haradinaj: Po ndiqem nga vrasës e paramilitarë

Aktuale February 09, 2017 - 20:19

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar për vendimin Gjykatës së Apelit në Colmar të marrë sot ndaj tij.

Ai në një status në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", ka shkruar se, sulmet serbe nuk e shqetësojnë aspak.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Drejtësia e vonuar është padrejtësi në vetvete! Njoftimi që vendimi në rastin tim do të meret me 2 mars, më së paku ishte i panevojshëm.

Drejtuesit e sotëm të shtetit serb, që më janë vërsulur mua, asnjëherë nuk kanë qenë të shqetësuar as për krime as për vrasje, sepse kanë bashkëjetuar ose kanë qenë vet paramilitarë e vrasës, prandaj nga unë gjithmonë do ta marrin të njëjtën përgjigje si në vitin 1998-1999.

Sulmet serbe nuk më shqetësojnë aspak, sepse e ndjej thellë praninë dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë.

Besnikë do t’i mbetemi të dejtës sonë shqiptare në Ballkan.