Hoxhaj: Mbajtja e mëtutjeshme e Haradinajt është e pakuptimtë dhe e panevojshme

Aktuale February 09, 2017 - 18:55

Gjykata e Apelit në qytetin francez Colmar, ka marrë vendim për shtyrjen e marrjes së vendimit përfundimtar për ekstradimin ose jo të Ramush Haradinajt në Serbi, transmeton “Zeri.info”.

Sipas Gjykatës, vendimi përfundimtar do të merret më 2 mars.

Ky vendim i Gjykatës së Apelit është parë i pakuptimtë dhe i panevojshëm nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, raporton “Zeri.info”.

Sipas Hoxhajt, MPJ, ka ofruar mbështetjen e nevojshme shtetërore dhe diplomatike duke besuar thellë në pafajësinë e tij.

Hoxha është shprehur i bindur se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, shumë shpejt do të lirohet, përcjell “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Ministria e Jashtme që unë e drejtoj ka përcjellë në vazhdimësi rastin e ndalimit të ish Kryeministrit Haradinaj që nga 4 janari e deri më sot.

Kemi ofruar mbështetjen e nevojshme shtetërore dhe diplomatike duke besuar thellë në pafajësinë e tij.

Mbajtja e mëtutjeshme është e pakuptimtë dhe e panevojshme.

Jam i bindur në lirimin e shpejt të tij