Veseli: Do të angazhohemi për lirimin e Haradinajt

Aktuale February 09, 2017 - 17:56

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka reaguar pas vendimit të autoriteteve franceze për shtyrjen e vendimit për Ramush Haradinajn. Vendimi do të merret më 2 mars nga Gjykata në Colmar

Përmes një statusi në Facebook, Veseli ka thënë se solidarizohet me Haradinajn duke i siguruar se të gjithë janë pranë tij dhe se institucionet e Kosovës do të angazhohen për lirimin e tij.

Postimi i plotë i Kadri Veselit:

Me keqardhje mësova për zvarritjen e marrjes së vendimit nga gjykata franceze për bashkëluftëtarin Ramush Haradinaj. Akuzat nga Beogradi kundër Haradinajt janë të papranueshme. Me këtë rast, solidarizohem me Ramushin, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij, duke i siguruar se të gjithë jemi pranë tij dhe Institucionet e Republikës së Kosovës do të angazhohen për lirimin e tij.